Inspektorati i Tregut në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve – konfiskohen produkte të pasigurta

Gjatë inspektimeve të rregullta në teren, Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka identifikuar produktet “Lodra për fëmijë – imitim i ushqimeve” të cilat janë të ndaluara të vendosen në treg.

Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, është i ndaluar  prodhimi, importi, eksporti dhe vendosja e produkteve mashtruese në treg.

Produktet mashtruese janë ato produkte të cilat kanë pamje imituese, që nuk është produkt ushqimor por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi të produktit ushqimor, ashtu që konsumatori, sidomos fëmija, të mund ta ngatërrojë me produktin ushqimor dhe ta vërë në gojë, thithë ose gëlltisë, çka mund të paraqesë rrezik ose të shkaktojë, ngulfatje, helmim, shpim ose pengesa në traktin e tretjes.

Me këtë rast, inspektorët për sigurinë e produkteve në kuadër të Inspektoratit të Tregut – MINT, kanë ndaluar nga shitja dhe kanë konfiskuar këto produkteve në sasi prej 417 copë.

Inspektorati i Tregut mbetet i përkushtuar të mbroj shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve duke eliminuar nga tregu çfarëdo produkti që paraqet rrezik për përdorim, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët që nëse hasin në produkte të tilla në treg të lajmërojnë inspektorët e tregut të cilët do të reagojnë konform kompetencave që kanë.

Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:

Tel: 0800 11000 ose

E-mail: konsumatori@rks-gov.net

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja, do të shqyrtohen me kujdes.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim!

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors