Kryeministri Kurti dhe ministret Hajdari e Nagavci takuan bizneset nga sektori i plastikes dhe metaleve

Pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësues të bizneseve nga Sektori i Drurit, Ushqimit dhe Pijeve, në ambientet e Qeverisë janë mirëpritur përfaqësues të bizneseve edhe nga sektori i plastikës dhe sektori i metaleve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka zhvilluar këto takime të ndara me qëllimin që në bashkëpunim me ndërmarrësit vendorë të identifikojnë profilet e nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës.

Kryeministri Kurti, theksoi se Qeveria e Kosovës ka si prioritet lidhjen e arsimit dhe afrësimit profesional me industrinë, duke shtuar se ura mes këtyre dyjave është sistemi dual i edukimit.

Ndërkaq, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, cilësoi se zhvillimi i sektorëve të industrisë përpunuese është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, ngase kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e vlerës së prodhimit në vend dhe në rritjen e të punësuarve me profile të ndryshme.

Rëndësinë e zbatimit të mësimit dual e ritheksoi edhe njëherë gjatë bashkëbisedimit Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci.

Ndërmarrësit e pranishëm falënderuan Kryeministrin dhe Ministret për angazhimin konkret në këtë çështje si dhe për bashkëbisedimin e hapur me ta.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors