Ministrja Hajdari u prit në takim nga kryetari i Dragashit, diskutuan për zhvillimin e turizmit

Në ambientet e komunës në Dragash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Bexhet Xheladini.

Temë e diskutimit ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin, meqë komuna e Dragashit, karakterizohet nga zona të mrekullueshme që mund të jenë destinacion potencial për turistët.

Po ashtu u diskutua edhe për mbështetjen ndaj prodhuesve  vendor, me ç’rast ministrja Hajdari e njoftoi kryetarin Xheladini lidhur me Politikën Industriale 2030 dhe instrumentet mbështetëse për ndërmarrjet tona që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hartuar dhe zbatuar gjatë dy viteve të fundit, pikërisht me qëllimin që industria e Kosovës të shndërrohet në një industri të zhvilluar dhe më të integruar globalisht.

Ministrja Hajdari dhe Kryetari  Xheladini, u pajtuan për takimin e radhës për diskutim në projektet e turizmit dhe të tjera, në ambientet e MINT.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors