Zëvendësministri Arifaj vizitoi ITP në Prizren

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, gjatë vizitës në Parkun ITP në Prizren është pritur nga përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane znj. Vera Baumann dhe stafi menaxherial i ITP-së z. Hans Juergen Cassens dhe z. Muhamed Rexhepi.

Në takim u diskutua për muajin e rinisë, organizimin e vizitës së Parkut të ITP nga të rinjtë e Republikës së Kosovës dhe për rritjen e bizneseve nga diaspora në ITP, për arsye se kushtet që i ofron kjo qendër është nga më modernet dhe klima e favorshme e të bërit biznes e radhitë Kosovën ndër vendet më të favorshme për zhvillimin dhe rritjen e biznesit.

Gjatë kësaj vizite, z. Arifaj u takua edhe me përfaqësuesit e bizneseve në Parkun e Inovacionit për t’i parë nga afër nevojat e tyre për mundësinë e rritjes së veprimtarisë.

Zëvendësministri i njoftoi të pranishmit për fushëveprimtarinë e MINT, që ka në fokus mbështetjen ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme përmes granteve dhe njëkohësisht edhe për zhvillimin e zonave ekonomike, që do të mundësojnë vendosjen e bizneseve në këto hapësira me kosto të lirë.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors