Ministrja Hajdari bashkë me Ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me Ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, vizituan sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Mysafirët nga Izraeli me shumë kënaqësi dhe kureshtje dëgjuan shpjegimet nga arkeologu Milot Berisha, lidhur me historinë e gjurmëve dardane dhe thesaret e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Përveç stafit të ministrave, vizitës iu bashkuan edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ministrja Hajdari, dhe Ministri Katz, dje nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim në fushën e turizmit, në përputhje të respektit reciprok dhe barazisë.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors