Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në panairin “DMEXCO 2023”, i cili po mbahet në Koln të Gjermanisë nga data 20 shtator 2023.
Kompanitë kosovare që po marrin pjesë në këtë panair: AnchorzUP LLC (Startup), Banaku L.L.C (startup), Growzillas (startup), LinkPlus IT, IT Outsource, Koperativa LLC, Tactica (startup), Nerdy Creative Sh.P.K dhe Tenton, janë duke promovuar produktet dhe shërbimet e tyre që i ofrojnë në fushën e teknologjisë informative.
Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall 7, me numër E-042, u vizitua edhe nga Konsullja e Republikës së Kosovës në Duseldorf të Gjermanisë znj. Mirsada Voca me stafin e saj e gjithashtu po frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë.
DMEXCO është panairi me i madhi në Evropë që organizohet për sektorin e IT-së, në të cilin marrin pjesë kompanitë me të mëdha botërore si: Google, Huawei, Microsoft etj.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është në mbështetje të vazhdueshme të kompanive vendore për të promovuar produktet e tyre në panairet e ndryshme ndërkombëtare, me synimin që ato të jenë në trend me kompanitë ndërkombëtare dhe t’i rrisin kapacitetet prodhuese dhe eksportuese.
#Kosova #MINT #KIESA #Kosovocompanies #opportunity #businesstobusiness #investing #businessgrowth #business #development #ICT




