Ministrja Hajdari takoi drejtorin për Çështje Ekonomike, Inovacion dhe Politika Ndërkombëtare të Austrisë, Florian Frauscher

Në kuadër të Forumit të Procesit të Berlinit që u mbajt kësaj radhe në Tiranë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka takuar z. Florian Frauscher, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Ekonomike, Inovacion dhe Politika Ndërkombëtare në Ministrinë Federale për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike në Austri.

Në këtë takim Ministrja Hajdari theksoi se Austria është një nga investitorët kryesorë në Kosovë dhe vuri në pah rritjen e investimeve dhe eksporteve, zhvillimin në rritje te sektorëve industrial, krahas politikave fiskale të favorshme me taksën e ulët të korporatave prej 10%, si dhe avancimin e politikave dhe adaptimin e dhjetëra ligjeve, themelimin e Gjykatës Komerciale, dhe më këtë përmirësimin e ambientit për të bërit biznes dhe qasje më të lehtë në sundimin e ligjit për bizneset.

Ndërsa z.Frauscher vuri në theks forumin ekonomik Kosovë-Austri, në vitin e ardhshëm, me interesimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë që në projekte të ndryshme të përfshihen kompanitë austriake, si dhe përmes Agjencisë së Inovacionit dhe Agjencisë së Standardizimit në Austri të ndajë përvojat profesionale me institucionet përkatëse në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar dhe tema të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve ndërinstitucionale në infrastrukturën e cilësisë për industri, inovacion dhe në fushën e turizmit.

Në fund, drejtori austriak Frauscher, shprehu ngushëllimet e tij për situatën e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors