Ministrja Hajdari vizitoi Inkubatorin e Biznesit në Bërnicë

Dy ditë para inaugurimit të Inkubatorit të Biznesit në Bërnicë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 3930m2, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar ambientet e këtij parku, ku pritet të vendosen shumë start-up-e dhe biznese të reja.

Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë kanë qenë arsyet kryesore për dhënien në shfrytëzim të krejt hapësirës së Parkut, për pesë vite, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Zyrat, sallat e takimeve, dhomat e trajnimit, hapësirat për rrjetëzim dhe hapësirat e gjelbëruara do të shërbejnë në funksion të bizneseve potenciale të qëndrueshme, të cilat ofrojnë shërbime të përbashkëta në ndërmarrësi, shërbime përkrahëse të biznesit, avancim të shkathtësive dhe teknologjisë si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me inkubator.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka për qëllim që të ofrojë më shumë hapësirë për inovacion dhe ndërmarrësi, për të rinjtë tanë shumë të talentuar, që do të testojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre kreative në dobi të mirëqenies së tyre dhe për të sjellë ndryshime pozitive për transformim të ekonomisë sonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors