Inaugurohet Inkubatori i Biznesit në Bërnicë të Prishtinës

Inaugurimi i Inkubatorit të Biznesit në Bërnicë të Prishtinës, u realizua sot nën patronatin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Para pjesëmarrësve të shumtë, kryeministri i vendit Albin Kurti, deklaroi se investimi në këtë Park Teknologjik, tregon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit të cilët janë themelet e ekonomisë të shekullit XXI.

Ndërsa Ministrja Rozeta Hajdari, u shpreh se ky inkubator biznesi presim që të jetë një nga shtytësit kryesor të zhvillimit dhe transformimit të industrisë sonë nëpërmjet zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Duke falënderuar edhe Ministren Artane Rizvanolli për investimet kapitale në këtë ndërtesë, të cilën Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ia ka dhënë në shfrytëzim STIKK-ut, për pesë vite, me hapësirë afër 4000 m2, Ministrja Hajdari, përmendi edhe mbështetjet e planifikuara në vijim për inkubatorin e biznesit në Bërnicë, por edhe për Parqet tjera Industriale dhe  Teknologjiike.

Në këtë shtëpi të përbashkët ku: biznesi, qeveria, shoqatat përfaqësuese të bizneseve dhe akademia, do të funksionojmë në sinergji si një strukturë e ekosistemit të inovacionit, duke ndërvepruar dhe transferuar njohuritë dhe përvojat, jemi thellë të bindur se rezultatet do të jenë të pashmangshme, ka theksuar Ministrja Hajdari.

#inovacion#ndërmarrësi#Bizneset#startupbusiness#kosova

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors