Ministrja Hajdari takoi menaxhmentin e lartë të WizAir në Abu Dhabi, diskutojnë për mundësitë e krijimit të linjës së re direkte Prishtinë-Abu Dhabi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka takuar menaxhmentin e lartë të kompanisë së fluturimeve WizAir, me të cilët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për vendosjen e linjës së re direkte Prishtinë-Abu Dhabi.

Ministrja Hajdari informoi menaxhmentin e lartë të kësaj kompanie lidhur me kontekstin ekonomik të Kosovës, duke shtuar se krijimi i një linje të re udhëtimi do të krijonte mundësi të shumta për rritjen e tregtisë, investimeve dhe zhvillimin e turizmit.

Ndërkaq, nga WizAir u tha se të njëjtit do të krijojnë kontakte me Autoritetin e Aviacionit të Kosovës, për të parë mundësitë e krijimit të kësaj linje, në mënyrë që e njëjta të vihet në funksion në të ardhmen e afërt.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors