“Të përkushtuar për të mbështetur dhe shpalosur potencialin e agrobizneseve”, ministrja Hajdari me mesazh të qartë në Panairin AGROKOS 2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në ceremoninë e edicionit të 23-të të Panairit AGROKOS 2023.

Në këtë panair, i cili është pikëtakim i rëndësishëm për bizneset që kanë qëllim rritjen e prezencës në treg, morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, z. Faton Peci, kryetarë komunash dhe përfaqësues biznesesh.

Ministrja Hajdari, për një fjalë rasti, në hapjen e kësaj ngjarje, potencoi para të pranishmëve rolin dhe potencialin e këtij sektori në zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është përherë në mbështetje të prodhuesve vendorë.

“Përmes Politikës Industriale të hartuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synojmë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë.”, tha ajo.

Tutje, Ministrja Hajdari shpalosi edhe të arriturat e MINT, për të cilat theksoi se do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në mirëfunksionimin e këtij sektori në vend.

“Përveç kornizës legjislative, përmes të cilës kemi krijuar shumë lehtësira, politikës industriale e cila është miratuar dhe tani është në fillim të zbatimit, ne poashtu kemi mbështetur e subvencionuar mbi 250 biznese (40% në pronësi të grave), me rreth 11.2 milionë €, për shtim të kapaciteteve prodhuese për eksport e me teknologji të avancuar.” shtoi ministrja Hajdari.

Republika e Kosovës, vitin e kaluar për herë të parë shënoi shifra rekorde të eksportit të mallrave në vlerën prej 920.4 milion euro, 22% rritje krahasuar me 2021, 93% në raport me vitin 2020 dhe 140% rritje krahasuar me vitin 2019. Po ashtu rekordi i eksportit të shërbimeve kaloi mbi 2,5 miliardë euro, që paraqet 32% rritje nga viti 2021 dhe 153% nga viti 2020.

Edhe këtë vit Republika e Kosovës është duke shënuar trend pozitiv të eksporteve.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors