Ministrja Hajdari vizitoi fabrikën Mobile Karagaç në Pejë, e cila 90% të prodhimit i eksporton në Zvicërr.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, e shoqëruar nga zv. Ministri z. Mentor Arifaj, këshilltarë të kabinetit dhe zyrtarë të projektit CERP, në kuadër të vizitave të saj tek bizneset vendore, sot ka vizituar fabrikën e mobileve Karagaç në Pejë, e cila ka përfituar rreth 67 mijë euro nga MINT në kuadër të Projektit të Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP), të financuar përmes kredisë së shtetit nga Banka Botërore.

Ministrja Hajdari përgjatë vizitës tha se Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për të mbështetur bizneset vendore, përmes avancimit të teknologjisë, çertifkimit, trajnimit dhe dixhitalizimit, duke u krijuar kështu kushte për të përmirësuar kualitetin e produkteve, rritur efikasitetin në prodhim dhe duke i bërë të konkurrueshme në rajon dhe në tregun e jashtëm.

Tutje, ajo bëri të ditur se përmes Politikës Industriale, ku përfshihet edhe industria e përpunimit të drurit, bizneset do të kenë vëmendje edhe më të madhe institucionale, përmes instrumenteve mbështetëse të politikave sektoriale qeveritare të industrisë, arsimit dhe punësimit.

Ndërkaq, themeluesi i kësaj fabrike, z. Bajram Zeqiri, i shoqëruar nga djali i tij, z. Ferhad Zeqiri, i cili njëherazi udhëheq fabrikën, shprehën mirënjohjen e tyre, për siç thanë ata, rimëkëmbjen e fabrikës, e cila deri më tash ishte ngritur me forcat vetanake dhe pa asnjē mbështetje financiare, duke theksuar se mbështetja financiare e përfituar nga MINT përmes projektit CERP, i ka mundësuar që krahas certifikimit me markën CE dhe ISO standardet, trajnimeve për qasje në shërbime dhe zhvillim të biznesit, të financohet edhe për blerjen e makinerisë me teknologji bashkëkohore, e cila ka lehtësuar procesin e punës dhe ka rritur efikasitetin në prodhim.

Fabrika e Mobileve Karagaç ka të punësuar 45 punëtorë dhe njihet si një nga fabrikat lider në rajonin e Pejës për mobilet e drurit. Tre vite më parë, fabrika filloi me eksport të mobileve edhe në Zvicër ku shitjet në këtë shtet përbëjnë mbi 90% të shitjeve totale të fabrikës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors