Java Botërore e Ndërmarrësisë nis me takimin e bizneseve nga Taiwani

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti në takim përfaqësuesit e 13 bizneseve nga Taiwani të cilët po qëndrojnë në vendin tonë.

Ky delegacion përfshin zyrtarë nga zyra përfaqësuese e kryeqytetit Taipei të Tajvanit, në Hungari, Instituti për Industrinë e Informacionit dhe përfaqësues të biznesit nga sektorët e telekomunikacionit, teknologjisë, industrisë së baterive, sigurisë kibernetike, shëndetësisë etj.

Takimi u zhvillua në frymë shumë pozitive dhe me interes të lartë për mundësitë që ofron vendi ynë për investitorët e huaj.

Ministrja Hajdari, i informoi për ambientin e mirë të të bërit biznes dhe përparësitë për investime të huaja në vendin tonë, përfshirë potencialin e të rinjve tanë të talentuar, sundimin e ligjit dhe transparencën, legjislacionin në harmoni me direktivat e BE-së, duke vënë në pah mbrojtjen dhe kujdesin pasues për çdo investitor.

Takimi u përmbyll me pajtueshmëri për nënshkrim të një marrëveshje bilaterale për investime dhe afrimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë në sektorët prioritar me interes të përbashkët.

Delegacioni nga Taiwani, ofroi ftesën për pjesëmarrjen e vendit tonë në ‘’Smart City Summit&Expo 2024’’ dhe në panairet ‘’Food Taipei’’ dhe ‘’FoodTech Taipei’’ që do të organizohen gjatë vitit të ardhshëm.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors