MINT shënon Javën Botërore të Ndërmarrësisë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me komunitetin e biznesit dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunim dhe zhvillim, shënoi sot Javën Botërore të Ndërmarrësisë, me mesazhin kryesor për krijimin e lidhjeve në mes bizneseve fillestare dhe NVM-ve dhe zhvillimin e ekosistemit inovativ.

Ministrja Hajdari para të pranishmëve tha se Java Botërore e Ndërmarrësisë në Kosovë përcjell një urim dhe mbështetje për ndërmarrësit që kanë marrë guximin për të nisur një udhëtim, për të themeluar biznese të suksesshme, në mënyrë që idetë e tyre të bëhen realitet, veçanërisht duke i përgëzuar ata individë që nuk e kishin menduar asnjëherë idenë e nisjes së një start-up-i, por që sot e lulëzojnë ekonominë tonë.

“Janë ndërmarrësit e palodhur ata që marrin rreziqe, sfidojnë status quo-në dhe mendojnë jashtë kutisë për të gjetur zgjidhje për problemet e shoqërisë. Ata janë vizionarët që formojnë të ardhmen dhe frymëzojnë të tjerët të ndjekin gjurmët e tyre.”, tha ministrja Hajdari.

Përgjatë konferencës u prezantuan politikat dhe instrumentet, me synimet e MINT për të zhvilluar ndërmarrësinë në sektor të ndryshëm industrial dhe për të integruar ndërmarrësit tanë në zingjirin global të vlerës.

Ndër temat e prezantimit ishte Fondi për Inovacion, ligji për zejtarinë, instrumentet e politikës industriale për zhvillimin e inovacionit dhe dixhitalizimin e industrisë.

Ndërmarrësit e ardhshëm dhe bizneset e vogla mund të rrisin në masë të madhe shanset e tyre për zhvillim dhe rritje, duke krijuar lidhje më të ngushta me bizneset e suksesshme.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors