Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), mbajti sot takimin me ministrat relevant, për finalizimin e Strategjisë së Turizmit, me vizion për vitin 2030.
Në këtë takim morën pjesë: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), znj. Rozeta Hajdari, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), z. Hajrulla Çeku, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), z. Liburn Aliu, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), z. Hekuran Murati, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), znj. Arbërie Nagavci, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural (MBPZhR), z. Faton Peci dhe Drejtori i Integrimeve Evropiane të MINT, z. Irfan Lipovica.
Kjo strategji definon objektivat strategjike afatgjate për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.