Ngjarja e organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, me mbështetje nga KIESA, do të filloj nesër me datë 27 Nëntor nga ora 10:00, në Hotel Emerald.
Në këtë ngjarje, përveç fjalimeve e mesazheve kryesore për Javët e Biznesit, në prag të Festës së 28 Nëntorit, do të ekspozohen produktet e mbi 50 bizneseve prodhuese të industrisë vendore dhe afër 40 gra ndërmarrëse si anëtare të shoqatave artizanale dhe bujqësore.
Kjo ngjarje do të përfshijë edhe panele diskutimi për zhvillimin dhe promovimin e prodhimeve vendore, me qëllim shpalosjen e potencialit të industrisë prodhuese dhe mbështetjen e nevojshme për rritjen e industrisë vendore me produkte me vlerë, promovimin e tyre në tregun vendor, rajonal e ndërkombëtar.