Ministrja Hajdari pret në takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, priti në takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer, të shoqëruar nga znj. Sandra Horina, Udhëheqëse e Austrian Development Agency (ADA) në Prishtinë.

Përgjatë këtij takimi, ambasadori i ri Schnetzer u njoftua për mandatin dhe politikat e programet e MINT, Raportin e Progresit të BE-së dhe strategjitë me planet tre vjeçare për industri dhe mbështetje të biznesit, turizmit, inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ambasadori Schnetzer, shprehu mirënjohjen e tij për progresin e gjertanishëm të MINT, derisa ofroi mbështetjen e tij të plotë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja ekonomike.

Përveç fushave tjera të bashkëpunimit ekonomik, Ambasadori Schnetzer, shtoi se Austria është e interesuar për të mbështetur Republikën e Kosovës në fushën e Turizmit, me potencial që do të kontribuonte edhe më tutje në zhvillimin dhe promovimin e vendit.

Ministrja Hajdari e informoi Ambasadorin Schnetzer për planet rreth turizmit, i cili sektor i industrisë shërbyese është një nga sektorët strategjik edhe në Ligjin për Investime të Qëndrueshme.

Në fund, Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Schnetzer, u pajtuan të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në sektorët prioritar industrial prodhues dhe shërbyes, që janë shtytës kryesor për zhvillim ekonomik, social e mjedisor në vendin tonë.

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors