Inspektorati i Tregut mbyll përkohësisht një depo ku gjetën sasi të konsiderueshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut nga MINT në bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, gjatë ditës së sotme realizuan inspektime në tri lokacione në Prishtinë, me dyshimin se tek ato lokacione bëhej shitja e produkteve të ndryshme me shumicë, të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe për të cilat dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.

Gjatë inspektimeve të realizuara është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantoj dokumentet e origjinës së këtij malli.

Pas konstatimit se mallrat janë pa prejardhje, janë njoftuar Dogana e Kosovës-Njësia e Antikontrabandës, të cilët kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave, të dyshuara si të kontrabanduara, ndërsa Inspektorati i Tregut ka bërë bllombimin e depos, duke e mbyllur përkohësisht atë deri në përfundim të rastit nga Dogana e Kosovës.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast kanë njoftuar Prokurorin kompetent nga PTH-Prishtinë për procedura të mëtejme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim të afërt dhe tejet profesional me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Doganën, mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit dhe garantimin e ligjshmërisë në tregtimin e mallrave në tregun e Kosovës.

 

 

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors