Ministrja Hajdari mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes në mes Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori sot pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë në mes Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore – FKGK.

Instrumenti financiar rigarantues i mundësuar nga Sida, me ndërmjetësimin e Ambasadës Suedeze në Kosovë, është një mundësi më shumë, për të adresuar nevojat e ndërmarrjeve private në Kosovë për qasje në financim. Si i tillë, ky instrument do të ketë në fokus rritjen e mundësive për investime të gjelbëra, ndërmarrjet në pronësi/apo të udhëhequra nga gratë, si dhe ndërmarrjet eksportuese.

Gjersa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që nga fillimi ka qenë pjesë e themelimit të fondit përmes hartimit të ligjit përkatës dhe me kontribut në kapitalin themeltar të FKGK-së, Ministrja Rozeta Hajdari theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje, që forcon qëllimin nismëtar të krijimit të Fondit si lehtësues e ndihmues i rëndësishëm për shpalosjen e potencialit të ndërmarrësve tanë e po ashtu edhe në rritjen e zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor në Republikën tonë.

Ministrja Hajdari shpalosi vizionin e Politikës Industriale 2030 dhe informoi të pranishmit për objektivën e katërt të kësaj politike, që ka për qëllim të inkurajojë rritjen e industrisë qarkore me kontribut më të madh në prodhim neutral ndaj CO2 dhe miqësor ndaj mjedisit dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin më të mirë dhe mirëqenien për qytetarët tanë. Ajo theksoi se FKGK është një nga instrumentet kryesore të zbatimit të Politikës Industriale, që synon përkrahjen dhe zgjerimin e dritares së eksportit për industrinë prodhuese.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, tha se FKGK-ja mbetet mekanizëm shumë i rëndësishëm për të mirëmbajtur dhe avancuar edhe më tej objektivin për sistem financiar stabil.

Ambasadori i Suedisë në Republikën e Kosovës Jonas Westerlund, theksoi përpjekjet tona të përbashkëta, përmes Marrëveshjes së sotme të Garancisë me FKGK, me synim që kjo garanci të kanalizojë 55 milionë euro në tre vitet e ardhshme, përmes 800 kredive, duke ndihmuar drejtpërdrejt 660 ndërmarrje me rritjen e barazisë gjinore në sektorin e biznesit dhe kalimin në një ekonomi më të gjelbër.

Qeveria e Kosovës, ka mbështetur Fondin Kosovar për Garanci Kreditore me 16.5 milion euro në vitin 2023, në përkrahje të ndërmarrjeve me potencial eksporti, ndërmarrjeve në pronësi të grave dhe ndërmarrjeve fillestare (startup).

Ndërsa Suedia, me Marrëveshjen e Garancisë të nënshkruar sot, po mbështet FKGK-në me 14.9 milionë euro, me fokus në tri programe mbështetëse për rritjen e mundësive për investimet e gjelbëra, përkatësisht investimet në energji të ripërtëritshme, zhvillimin e ndërmarrjeve në pronësi apo të udhëhequra nga gratë, si dhe mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht atyre eksportuese.

Së bashku me shtetet mike dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunim për zhvillim, po shpalosim potencialin e ndërmarrjeve tona të sektorit privat, për të qenë shtytës kryesor të zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor të Kosovës dhe kështu për të kontribuar në mënyrë më efektive në zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors