Zëvendësministri Resul Makreshi është pritur në takim nga Qendra e Metalit dhe Teknologjisë, në Koblenz të Gjermanisë

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Resul Makreshi, gjatë qëndrimit zyrtar në Gjermani, është pritur në takim nga Qendra e Metalit dhe Teknologjisë, në Koblenz.

Gjatë kësaj vizite zëvendësministri, i shoqëruar nga përfaqësues të Odës së Zejtarëve dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë në Gjermani, diskutuan mbi kornizën ligjore dhe zbatimin e saj në fushën e Zejtarisë dhe Artizanateve.

Takime të tilla shërbejnë si mundësi për përafrimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave, me qëllim të zbatimit të praktikave më të mira evropiane në vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors