Sqarim nga MINT

Për shkak të informimit të drejtë, korrekt dhe të paanshëm, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht zyra e zv. sekretarit të përgjithshëm, njofton opinionin publik se:

Zyra e zv. Sekretarit të Përgjithshëm në MINT ka parashtruar kërkesat për inicimin e procedurës disiplinore për nëpunësin civil z. Arian Krasniqi – Zyrtar i lartë për standarde dhe cilësi të Turizmit dhe nëpunësin civil z. Ermal Kutllovci-Zyrtar për cilësinë e naftës dhe produkteve të naftës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave dhe përgjegjësive të punës.

Inicimi i procedurës disiplinore për nëpunësin civil, z. Arian Krasniqi, ka ardhur pas disa shkeljeve të përsëritura duke shpërndarë për publikun lajme të pavërteta ndaj MINT, të publikuara nga portalet, për më tepër duke dhënë gjykimin e tij personal dhe të pavërtetë, dhe duke inskenuar situata të takimeve me menaxhmentin e lartë të MINT.

Shkelje tjetër po ashtu është evidentuar edhe tejkalimi i hierarkisë institucionale dhe duke ju referuar raportit të vijueshmërisë/evidencave të hyrje-daljeve për periudhën janar-dhjetor 2023 për nëpunësin civil në fjalë, janë paraqitur vonesa të shumta dhe të paarsyetuara.

Veprimet e nëpunësit civil Arian Krasniqi kanë dëmtuar rëndë reputacionin e shërbimit civil dhe imazhin e institucionit të MINT, për shkak se i njëjti është i punësuar në këtë Ministri dhe shpërndarja çdo ditë e postimeve për publikun në rrjetet sociale, duke përdorur gjuhë të ashpër, nënçmuese e denigruese me lajme të pavërteta dhe me ofendime të rënda ndaj institucioneve shtetërore e që janë në kundërshtim të plotë me dispozitat e nenit 25 të Ligjit nr.08/L-197 Për Zyrtarët Publik për shkak se ky nen përcakton të drejtat politike, me ç’rast lejon që zyrtarët publik të marrin pjesë në aktivitete politike, të jenë anëtarë të partive politike, të kandidojnë për zgjedhjet qendrore dhe lokale , por ky nen dhe këto dispozita ligjore në asnjë rast nuk i japin të drejtë dhe nuk lejojnë që nëpunësit civil të fyejnë, ofendojnë dhe shpifin.

Ndërkaq, Inicimi i procedurës për z. Ermal Kutllovci, ka ardhur pas përsëritjes së shkeljeve të rënda disiplinore ndër të tjera duke tejkaluar hierarkinë, kompetencën dhe duke nxjerr informacione që nuk i lejohet sipas legjislacionit në fuqi si dhe me përmbajtje ofenduese për menaxhmentin e MINT, përfshirë paragjykime dhe vlerësime të proceseve, dokumenteve dhe situatave pa bazë dhe argument.

Përveç shkeljeve të lartcekura z. Ermal Kutllovci, ka refuzuar të nënshkruaj deklaratën e konfidencialitetit, obligim ky ligjor sipas ligjeve në fuqi, dhe e cila parasheh vetëm ruajtjen e sekretit shtetëror, në ketë rast të informacioneve lidhur me rezervën shtetërore ashtu siç i parasheh ligji përkatës, dhe i njëjti ka rrezikuar komprometimin e të dhënave sekrete duke i shpërndarë dhe komentuar informatat që i ka marrë gjatë qëndrimit në zyrën e Departamentit të Rezervave Shtetërore të Mallrave, veprim ky në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.03/L-244 Për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Ligjit nr.08/L-175 Për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Rregulloren nr.03/2019 Për Prokurimin për qëllime të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe Vendimin e Qeverisë nr.01/65 të datës 26.02.2022.

Po ashtu, nëpunësi civil z. Ermal Kutllovci ka përsëritur disa shkelje disiplinore ku duke iu referuar raportit të vijueshmërisë/evidencave të hyrje-daljeve për periudhën janar-dhjetor 2023 janë paraqitur vonesa të shumta dhe të paarsyetuara.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë punonjësve të shërbimit civil, duke respektuar të drejtat dhe obligimet e tyre që derivojnë nga rregullorja e punës sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors