MINT hap zyrat e ARBK-së dhe Inspektoratit Qendror të Tregut në Leposaviq

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë hap zyrat e Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhe Inspektoratit Qendror të Tregut (IQT) në Leposaviq, për ofrim të shërbimeve ndaj biznesit dhe shtrirje të mbikqyrjes së tregut në veri të vendit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Leposaviqit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune z. Lulzim Hetemi.

Takimi u zhvillua në atmosferë shumë miqësore, gjatë të cilit kryetari Hetemi e njoftoi ministren Hajdari për ecurinë e punëve dhe progresin e arritur në komunë.

Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet ARBK-së dhe komunës së Leposaviqit, e cila u nënshkrua nga drejtorja e ARBK-së, znj. Lebibe Haliti dhe kryetari i komunës z. Lulzim Hetemi.

Kjo marrëveshje mundëson që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime tjera në zyrën e ARBK-së, në komunën e Leposaviqit.

 

 

Përveç kësaj, në komunë të Leposaviqit, do të vendosën së shpejti edhe Inspektorati Qendror i Tregut të cilët do të kontribuojnë në shtrirjen e mbikqyrjes së tregut në veri të vendit.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors