Kryeministri Kurti vizitoi Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe ARBK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me zëvendësministrat z. Mentor Arifaj dhe z. Resul Makreshi, vizituan Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kryeministri Kurti, u njoftua nga afër me punën dhe shërbimet që ARBK ofron dhe planet për digjitalizim të shërbimeve në bashkëpunim me institucionet tjera përkatëse.

Drejtorja e ARBK-së, znj. Lebibe Haliti njoftoi për ndryshimet e fundit për lehtësimin e procesit të marrjes së shërbimeve nga qytetarët, përkatësisht bizneset. Shërbimet e ARBK-së do të plotësohen edhe më shumë, përmes dy ligjeve të reja, Ligjit për Pronarët Përfitues, tani në proces të miratimit në Kuvend dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i finalizuar dhe për miratim në Qeveri.

Pas vizitës në ARBK, Kryeministri Kurti me këshilltarë, u mirëpritën në kabinetin e Ministres Hajdari me kolegë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku Ministrja Hajdari bashkëbisedoi me Kryeministrin Kurti për objektivat dhe veprimet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vitin 2024.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors