Në këtë panair, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për kompanitë nga vendi ynë ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 56m2.
“Fruton”, “Agro-Florentina”, “Fungo”,“BoostBerries”, “Arra & Lajthi” dhe “HitFlores”, janë kompanitë vendëse që promovuan produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair si dhe zhvilluan kontakte me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në të ardhmën.
Fruit Logistica, është panairi më i madh në Evropë që organizohet për sektorin e produkteve bujqësore, industrisë së pemëve dhe perimeve të freskëta, frutave të imta etj.