Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mirëpriti në takim Zëvendës Kryeekonomistin e FCDO-së, z. Fergus Cumming

Vizita e z. Cumming është e veçantë dhe e një rëndësie të lartë, pas vizitës së Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar z. David Cameron në Kosovë, në janar të këtij viti, me synim të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në mes shteteve tona.

Ministrja Hajdari, gjatë takimit me z. Cumming, vlerësoi lartë raportet mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si një shtet mik e përkrahës i përhershëm i vendit tonë.

Me vullnetin e plotë për forcim të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësinë e investimeve britanike në Kosovë, Ministrja Hajdari e njoftoi z. Cumming për progresin e dukshëm ekonomik dhe demokratik të vendit, me politikat dhe reformat strukturore gjatë këtij mandati qeverisës, që kanë kontribuar në rritjen e besueshmërisë dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për nxitje dhe mbrojtje të investimeve të huaja në vendin tonë.

Duke bashkëbiseduar me z. Cumming për sektorët strategjik, në kuadër të politikave dhe ligjeve për nxitje dhe mbrojtje të investimeve, Ministrja Hajdari theksoi nevojën për investime në shpalosje të mëtejme të potencialit të industrisë prodhuese dhe rritjen e eksporteve, turizmit të qëndrueshëm, si dhe potencialit për zhvillim të inovacionit dhe ndërmarrësisë, në të cilat fusha pritet të thellohet bashkëpunimi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Palët u pajtuan për më shumë shkëmbime dhe aktivitete në forcim të bashkëpunimit ekonomik në kuadër të Marrëveshjes Për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors