Turizmi kosovar prezantohet në Berlin

Potencialet turistike dhe mundësitë që Kosova i ofron për turizëm po prezantohen nga pesë kompani – tour operatorë: Balkan Destination, Eurokoha, Superxplorers, Fibula Travel, Outdoor Kosovo, në Panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB Berlin 2024”, që po mbahet nga data 05 mars në Berlin të Gjermanisë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), për kompanitë nga vendi ynë ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 36 m2 në këtë panair.

Ofertat turistike të prezantuara nga tour operatorët nga Kosova kanë zgjuar interesimin e shumë pjesëmarrësve që kanë vizituar shtandin tonë.

Shtandin e Kosovës e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti , si dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani z. Ylber Sela.

Në këtë panair të madh ndërkombëtar kompanitë tona po zhvillojnë takime me kompani të jashtme, me ç’rast po njihen me trendet e zhvillimit të turizmit .

 Krahas tyre edhe përfaqësuesit nga MINT po zhvillojnë takime me pjesëmarrësit e shumtë në panair.

Shtandi i Kosovës është me numër 211- salla 1.2.

Panairi është i hapur deri me 07 mars 2024.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors