Afër 30 biznese të reja regjistrohen në komunat në veri të vendit

Që nga data 25 janar 2024, kur u bë hapja dhe funksionalizimi i zyrave të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, janë regjistruar 26 biznese të reja.

Marrëveshja për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së, në mes të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Mitrovicës Veriore dhe Leposaviqit, u nënshkrua më 25 janar 2024, përmes së cilës përveç regjistrimit të bizneseve të reja po ofrohen edhe shërbime të tjera për bizneset në këto dy komuna.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors