Ministrja Hajdari priti në takim Ambasadorin e ri jorezident të Malajzisë, për Republikën e Kosovës, Zahid Rastam

Ministrja Rozeta Hajdari, priti sot në takim Ambasadorin e ri jorezident të Malajzisë, për Republikën e Kosovës, z. Zahid Rastam, i cili për herë të parë po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Rastam, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushat ekonomike në mes të dy vendeve.

Gjatë takimit, Ambasadori Rastam, mirëpriti informacionet nga Ministrja Hajdari për progresin ekonomik, politikat dhe legjislacionin për investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

Palët u pajtuan për rritjen e shkëmbimeve dhe partneriteteve të biznesit në mes dy vendeve.

 

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors