Me qëllim zhvillimin e parqeve industriale MINT organizoi tryezë diskutimi me kryetarë dhe përfaqësues të të gjitha komunave

Me qëllim zhvillimin e parqeve industriale dhe teknologjike sa më efektive për të bërit biznes në Republikën e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, organizoi një tryezë diskutimi me kryetarë dhe përfaqësues të të gjitha komunave, përfaqësues të shoqatave të sektorëve industrial prodhues e shërbyes dhe rektorë e dekanë nga universitetet publike dhe private.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit sa më të afërt dhe konstruktiv në mes qeverisjes, në nivel qendror e lokal, industrisë dhe akademisë, me qëllim të konsolidimit dhe sjelljes në funksion të mirëfilltë të zonave ekonomike ekzistuese të certifikuara, si dhe identifikimin e zonave të reja, me synim shndërrimin e tyre në parqe efektive industriale dhe parqe efektive teknologjike, të bazuara në treguesit kyç të performancës.

Ministrja Hajdari njoftoi të pranishmit për reformat e reja për zonat ekonomike, përmes hartimit të Politikës Industriale 2030, e miratuar në qershor 2023 dhe tani në zbatim, hartimit të Ligjit të ri për Parqet Industriale dhe Parqet Teknologjike i cili ka hyrë në fuqi me datën 30 nëntor 2023, si për buxhetin e zotuar përmes Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2024 dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026, me 33 milion euro investime kapitale për 3 vitet në vijim, për ndërtim të parqeve industriale dhe teknologjike në Republikën e Kosovës.

Duke i inkurajuar komunat dhe shoqatat e industrive, si iniciues për krijimin e parkut industrial dhe parkut teknologjik, që të pajisen me të gjithë dokumentacionin dhe pëlqimet institucionale, si parakusht për procesin e aplikimit në kohë për certifikim të parqeve industriale dhe parqeve teknologjike, Ministrja Hajdari theksoi reformën e re përmes Ligjit te ri për Parqet Industriale dhe Parqet Teknologjike, që do të rregullojë themelimin, administrimin, veçanërisht menaxhimin, promovimin, shfrytëzimin dhe monitorimin e zonave ekonomike, me emërtim te ri si parqe industriale dhe teknologjike, përfshirë edhe inkubatorët e biznesit në Republikën e Kosovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi i cili tha se kërkesat nga komunat janë të ndryshme por qëllimi duhet të jetë i përbashkët për krijimin e kushteve sa më të mira të punës dhe zhvillimin e forcimin e bizneseve.

Pas prezantimeve të neneve kyçe reformuese të Ligjit për Parqet Industriale dhe Teknologjike nga Drejtorja e Departamentit të Industrisë, znj. Valbona Dushi; gjetjeve kryesore nga studimi i zonave ekonomike mbi rëndësinë e parqeve industriale dhe teknologjike nga z. Vogler Bjorn nga ekipi‘’ German Economic Team (GET) dhe prezantimi mbi mbështetjen financiare në vazhdimësi dhe të planifikuar nga MINT, për ndërtimin e parqeve industriale dhe teknologjike nga z. Zef Dedaj U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Bizneseve në Kosovë (KIESA), pasoi diskutim i hapur dhe shumë i frytshëm nga pjesëmarrësit e pranishëm të cilët vlerësuan se komunikime dhe bashkëpunime të tilla janë më se të nevojshme dhe dobiprurëse për të gjitha palët.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors