Në fjalën e saj gjatë festivalit, Ministrja Hajdari theksoi objektivat strategjike të MINT, që Kosova të përfitojë nga zhvillimi industrial në mënyrë gjithëpërfshirëse duke maksimizuar shtimin e vlerës së brendshme brenda procesit të prodhimit dhe më gjerë.
Ajo tha se, përmes Politikës Industriale 2030 në zbatim, synojmë përmirësimin e inovacionit të produktit drejt prodhimit me vlerë më të lartë të shtuar, duke njohur dhe mbështetur ndërmarrjet fillestare, të vogla dhe të mesme për t’u angazhuar në inovacion; duke krijuar platforma bashkëpunuese për inovacionin e produkteve që përfshijnë bizneset, akademinë dhe sektorin publik, si dhe duke forcuar lidhjet e ofruesve të shërbimeve vendase të teknologjisë informative me industrinë, me synim përmirësimin e disponueshmërisë së shërbimeve vendore për prodhuesit vendas, të fokusuara por pa u kufizuar në dixhitalizimin, mirëmbajtjen e makinerive, testimin e produktit dhe përputhjet e tregut të eksportit.
Me synim arritjen e objektives strategjike për ngritjen e kualifikimit dhe certifikimit të fuqisë punëtore dhe menaxherëve të kompanive vendore, Ministrja Hajdari njoftoi për masat dhe veprimet e ndërmarra nga MINT dhe MFPT, që
adresojnë boshllëkun mbizotërues të aftësive në sektorin e prodhimit, përmes studimit aktual gjithpërfshirës për profilet e nevojshme për industrinë dhe krijimit të stimujve financiarë për fuqinë punëtore për të fituar trajnime përkatëse.
Ajo njëherit, i njoftoi talentët e rinjë pjesëmarrës në festival, për :
– Skemave të granteve për inovacion që do të lansohen nga agjencia KIESA në fillim të muajit qershor 2024, në mështetje të ndërmarrjeve fillestare të vogla dhe të mesme,
– Investimet kapitale në krijimin e parqeve të inovacionit dhe teknologjisë, qendrave të inovacionit dhe teknologjisë dhe inkubatorëve të biznesit, dhe
– Krijimin e platformave për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe akademisë, i nevojshëm për të aftësuar të rinjtë tanë për të drejtuar industrinë dhe përshpejtuar zhvillimin dhe transformimin ekonomik, social dhe mjedisor në vendin tonë.
“Inovacioni dhe epoka digjitale po transformojnë botën në mënyra të paimagjinueshme. Andaj përmes bashkëpunimit dhe ndarjes së njohurive, ne mund të rrisim konkurrencën e NVM-ve dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat tona të reja”, theksoi Ministrja Hajdari
Pjesëmarrës në festival ishin edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gani Elshani, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, Rektorët Mentor Alishani e Drilon Bunjaku, Drejtori i GIZ për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber, Udhëheqësi i Qendrës për Transformimin Dixhital në ITP Prizren, Simon Floeth, të cilët vizituan nga afër punën e suksesshme të shumë ndërmarrësve të rinj me aktivitete inovative në dixhitalizim dhe agjendën e gjelbër, si rezultate të përgjithshme të projektit #digital4business me financim nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania dhe i zbatuar nga GIZ përgjatë dy viteve të fundit.






