Zëvendësministri Arifaj po merr pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Turqi në Stamboll

Ky forum mblodhi bashkë biznese nga Kosova dhe Turqia, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e mundësive për investime ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Kabinetit Qeveritar.

Në hapje të forumit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, gjatë fjalës së tij tha se, Kosova paraqet një destinacion ideal për bizneset turke që kërkojnë të rindërtojnë njësitë e tyre prodhuese në një vend të orientuar kah vlerat demokratike dhe stabiliteti ekonomik.

Forumi vazhdoi me dy panele ku Zëvendësministri Arifaj ishte pjesë e diskutimit dhe prezantimit të mundësive për investime të qëndrueshme në Kosovë.

Ai foli rreth mundësive dhe potencialit për të investuar në sektorë të ndryshëm, duke theksuar përpunimin e drurit, përfshirë mobiljet, përpunimin e metaleve, plastikës dhe në TIK (Teknologji Informative dhe Komunikimi).

Gjithashtu, zëvendësministri Arifaj shfrytëzoi këtë rast për t'u bërë ftesë investitorëve potencialë që të vizitojnë Kosovën, në mënyrë që të njihen nga afër me klimën e mirë të të bërit biznes, me legjislacion të avancuar për investime të qëndrueshme, sipas parimeve të investimit të përgjegjshëm, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara dhe nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors