Ministrja Hajdari u prit nga homologu i turk, Ministri i Tregtisë, Ömer Bolat

Sot në Ankara, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u mirëprit nga homologu i saj turk, Ministri i Tregtisë Prof. Dr. Ömer Bolat, me të cilin biseduan për zbatimin e gjertanishëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, që është në fuqi që nga viti 2019.

Me synim përmirësimin e bilancit tregtar dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, Ministrja Hajdari arriti pajtueshmërinë me Ministrin Bolat, për rishikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe për lansimin e Negociatave për Tregtinë e Shërbimeve, sipas parimeve të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tregtinë e Shërbimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT/ GATS).

Në vazhdim të takimit, Ministrja Hajdari dhe Ministri Bolat nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Themelimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), i cili do të krijojë një platformë për konsultime të rregullta, duke mundësuar gjetjen e mënyrave të reja dhe moderne për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors