Duke i përgëzuar për punën, zëvendësministri Makreshi theksoi rëndësinë e secilit kontributdhënës për sektorin e turizmit të Kosovës duke shtuar se gjatë tri viteve të fundit, Kosova është bërë gjithnjë e më e preferuar si destinacion turistik dhe trendi i numrit të turistëve ka shënuar rritje nga viti në vit si asnjëherë më parë.
Makreshi poashtu prezantoi edhe disa prej të arriturave konkrete që ka bërë MINT me theks të veçantë tek Ligji për Turizmin dhe aktet nënligjore, Strategjia e Turizmit dhe Plani i Veprimit, Regjistri i Turizmit etj.
Kosova ka potencial në ofrimin e shumëllojshmërisë së atraksioneve turistike, prandaj synojmë që ta zhvillojmë edhe më tepër turizmin e qëndrueshëm, përmes turizmit kulturor dhe turizmit natyror, përmes zgjerimit të ofertës turistike, përmirësimit të infrastrukturës, digjitalizimit dhe hartimit të planeve ndër-sektoriale etj. ka theksuar zëvendësministri i MINT z. Resul Makreshi.



