MINT përmes KIESA ka hapur grant skemën për artizanate për të gjitha ndërmarrjet mikro dhe të vogla

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur grant skemën për artizanate, e cila është në dispozicion për të gjitha ndërmarrjet mikro dhe të vogla

 Vlera totale e mbështetjes është 400,000 euro

Qëllimi i kësaj skeme është krijimi, zhvillimi dhe forcimi i mëtejshëm i artizanateve, përfshirë promovimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit tradicional.

 Afati për aplikim është deri më 01 gusht 2024, dhe aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ( ASHI):

https://ekosova.rks-gov.net/

Për më shumë informacion rreth procedurave të aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm, mund të gjeni udhëzuesin në web faqet e MINT dhe KIESA.

MINT dhe KIESA janë të përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të bizneseve në Kosovë, që të jenë konkurruese me produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe rrisin më tej eksportin në tregun ndërkombëtar!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors