Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer, për të diskutuar mbështetjen italiane në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, përmes një projekti të ri ” Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Mbrojtja e Kapitalit Natyror dhe Kulturor në Alpet Dinarike”.
Ministrja Hajdari njoftoi për objektivat e Strategjisë se Turizmit 2030 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, e cila u miratua në mbledhjen e fundit të Qeverisë, me 10 korrik, 2024.
Ajo theksoi vizionin e kësaj strategjie për deri në vitin 2030, që Kosova të shndërrohet në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor.
Nisma e re përmes projektit " Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Mbrojtja e Kapitalit Natyror dhe Kulturor në Alpet Dinarika" synon për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës ndërkufitare të Alpeve Dinarike që ndodhet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, në Parkun Kombëtar Malet Sharr.
Ky projekt rajonal me një buxhet prej 3 milionë eurosh me financim nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, do të kontribuojë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara në Strategjinë dhe Planin Kombëtar të Zhvillimit dhe Strategjinë e Turizmit 2030 e miratuar së fundmi nga Qeveria.
Ministrja e falënderoi Ambasadorin De Riu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe në veçanti ndaj zhvillimit të turizmit, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve.



