U nënshkrua Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për ̈ .

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj Rozeta Hajdari, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐮𝐨𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭.

Me nënshkrimin e këtij udhëzimi, kemi vendosur standarde dhe metoda të shpërndarjes së kuotave të importit, duke u bazuar në praktikat më të mira kombëtare e ndërkombëtare, marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

📄 Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, për Tregtinë me Jashtë të Republikës së Kosovës, do të kontribuojmë në zbatimin korrekt të dispozitave për kuotat tarifore, dhe administrimin jodiskriminues në kufizimet e produkteve të importuara.

Të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë për kuota tarifore, do të kenë trajtim të barabartë, me kritere e mënyrë të saktë të shpërndarjes së produkteve të importit.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors