MINT organizoi punëtorinë e vlerësimit për studimin gjithëpërfshirës për t’i identifikuar boshllëqet e aftësive në tregun e punës në Industri

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Qeveria, Institucionet e Arsimit të Lartë, Komuniteti i Biznesit dhe përfaqësues nga bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim në Kosovë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, krahas politikave, reformave strukturore dhe instrumenteve mbështetëse, për zhvillimin e biznesit të drejtë, të adaptueshëm dhe konkurrues, ka për synim të adresojë sfidat me të cilat përballet sektori i prodhimit në vend, përfshirë mungesën e punëtorëve të kualifikuar dhe kërkesën për profile teknike dhe menaxheriale.

📄Në këtë punëtori, u prezantuan të gjeturat e analizës gjithëpërfshirëse të boshllëqeve të aftësive në tregun e punës në sektorin industrial të Kosovës, duke ofruar një pasqyrë mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e këtij sektori kyç për ekonominë e vendit.

🔹Raporti evidenton se një përqindje e konsiderueshme e bizneseve në Kosovë përballen me vështirësi të mëdha në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, sidomos në profesionet teknike dhe menaxheriale. Shumica e kompanive të anketuara, në mes tjerash, raportuan se mungesa e fuqisë punëtore adekuate dhe e kualifikuar mbetet një pengesë e madhe për zhvillimin e mëtejshëm. Sektori industrial në Kosovë dominohet nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla, ku shumica e të punësuarve kanë nivel arsimor të mesëm, duke sugjeruar një mungesë të theksuar të ekspertizës së avancuar dhe aftësive të specializuara.

🔹Të gjeturat e këtij studimi gjithëpërfshirës, kanë për qëllim të informojnë politikë bërjen në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe për ndërtimin e mekanizmave mbështetës për ndërmarrjet në sektorët industrial në prioritet sipas 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐈𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝟐𝟎𝟑𝟎, me qëllim përmbushjen e nevojave për fuqi punëtore. Poashtu, ky studim, sjell rekomandimet e përbashkëta për reforma dhe ndërhyrje, që ndihmojnë në përmirësimin e kornizës së kualifikimeve kombëtare, për të siguruar konkurrencë afatgjate për ndërmarrjet që operojnë në industri.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në përputhje me prioritetet qeveritare për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, vazhdon në krijimin e platformave dhe infrastrukturës, që do të kontribuojnë në ndërlidhjen e kualifikimeve të nevojshme në përputhje me kërkesat e tregut të punës, për të garantuar kështu përfshirje sa më të gjerë të grupeve të ndryshme shoqërore, si parakusht për zhvillim të mëtejshëm e prosperitet socio ekonomik në vendin tonë.

 

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors