Pas publikimit të artikullit: “SKANDAL | MINT – Rozeta Hajdari dhe avullimi i 195 mijë euro”, në portalin Kosova Live, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) sqaron si në vijim:
Në vitin 2022, MINT/KIESA kishte aranzhuar pjesëmarrjen e Kosovës në panairin Fruitattraction, në Madrid të Spanjës dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova.
Mirëpo, marrë parasysh çështjen e regjimit të vizave, që Kosova kishte në vitin 2022, pjesëmarrja në panair u realizua me vetëm disa kompani nga Kosova, pra jo siç thuhet në artikull që nuk kishte pjesëmarrje fare.
Gjithsesi, për vonesën në adresimin e vizave me kohë, e poashtu edhe për çështje tjera që ndërlidhën me panaire, KIESA kishte adresuar në komision disiplinor të MINT, drejtorin përgjegjës për promovimin e investimeve dhe eksporteve, ku i njëjti nga komisioni disiplinor është larguar nga puna.