Ministrja Hajdari nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit (MoU) me Sh.T Xavier Bettel, Zëvendëskryeministër e Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Luksemburgut

Sot, në takimin e Komisionit të Partneritetit Bilateral, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, theksoi rëndësinë e sektorit privat me shumë potencial të madh industrial dhe në nevojë për mbështetje në vazhdim, për t’u shndërruar në një shtytës të zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor të Kosovës.

Ministrja poashtu përmendi potencialin e shkëlqyer për përshpejtimin e inovacionit nga popullsia e re, e angazhuar në sektorin digjital dhe teknologjik dhe sektorë tjerë të industrisë kreative në rritje në vendin tonë.

Në vazhdim, Ministrja Hajdari nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit (MoU) me Sh.T Xavier Bettel, Zëvendëskryeministër e Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Ministër për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare.

Kjo Marrëveshje ka të bëjë me zbatimin e një programi botëror të Bashkëpunimit për Zhvillim të Luksemburgut, në lidhje me dy fondet e angazhimit të sektorit privat: ‘’LuxAid Challenge Fund’’ dhe ‘’LuxAid Demonstration Fund’’.

Këto dy fonde synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Të dy fondet synojnë identifikimin e zgjidhjeve inovative që janë komercialisht të zbatueshme dhe të demonstrojnë ndikimin përkatës të zhvillimit, nëpërmjet kompanive që kanë një sjellje të përgjegjshme biznesi, në thelb të veprimtarisë së tyre afariste.

Mundësitë e bashkëfinancimit të ofruara nga Fondi i Sfides te LuxAid (LCF):

Qëllimi: Testoni dhe vërtetoni zgjidhjet inovative nga bizneset fillestare dhe NVM-të, duke u fokusuar në komercializimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.

Financimi: Deri në 120,000 €, duke mbuluar 70% të kostove totale të projektit.

Mundësitë e bashkëfinancimit të ofruara nga Fondi i Demonstrimit të LuxAid (LDF):

Qëllimi: Rritja e projekteve inovative që kanë demonstruar qëndrueshmëri tregtare dhe ndikim të dëshmuar.

Financimi: Deri në 350,000 €, duke mbuluar 50% të kostove totale të projektit.

Ministrja Hajdari shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen në vazhdimësi të Dukatit të Madh të Luksemburgut, në rrugëtimin e Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors