Ministrja Rozeta Hajdari zhvilloi një takim të rëndësishëm me investitorin francez z. Dominique Guéritey i shoqëruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë z. Olivier Guérot

Investitori francez, z. Dominique Guérity, së bashku me ndërmarrësen kosovare znj. Leonora Morel, që ka jetuar në Zvicërr deri në vitin 2015 dhe është kthyer në Kosovë me veprimtarinë e saj afariste Eco Exclusive Sh.p.k prezantuan projektin investues ” Horizonti i Gjelbër” për të krijuar një fermë agroturizmi moderne në rajonin e Kaçanikut, që përfshin disa komponente, si përmirësimin e teknologjisë së prodhimit dhe krijimin e qendrës së trajnimit për ngritjen e aftësive profesionale në prodhimin e gjelbër.

Gjatë diskutimit, u prezantuan planet afatshkurtëra dhe afatgjata të investimit në ndërtimin e fermës për një tufë prej 100 lopësh dhe 50 viçash, paisjet robotike për qumështin dhe higjienën, ruajtjen dhe përpunimin e qumështit në djathë të rafinuar me metoda franceze, trajtimin e mbetjeve organike për të prodhuar biogaz për ngrohjen e fabrikës, ndërtesën e strehimit studentor "klasa e gjelbër", disa shtëpiza të vogla për akomodim të turistëve dhe një hapësirë të jashtme për të organizuar aktivitete të ngjarjeve të ndryshme të tregut.

Ministrja Hajdari e vlerësoi lartë projektin investues " Horizonti i Gjelbër" me ndikim në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin rajonal, si dhe përfshirjen e studentëve dhe të rinjve kosovarë në këto projekte, përmes mundësive të trajnimit dhe rritjes së bashkëpunimeve në mes industrisë dhe akademisë.

Ajo ofroi mbështetjen e saj në iniciativën e z. Guérity dhe bashkëpuntores së znj. Morel, përmes lehtësimit të komunikimit të tyre me institucionet shtetërore, për realizimin e këtij investimi në një hapësirë tokësore prej 30.5ha në pronësi të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe parcelën tokësore prej 4.82ha në pronësi të komunës së Kaçanikut.

Ligji i ri për Investimet e Qëndrueshme nxit dhe mbron investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme në Republikën e Kosovës.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors