Bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Kroacisë është i kahmotshëm dhe vazhdon të thellohet çdo vit e më shumë.

Më 13 dhjetor 2024, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, si pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb në shoqërim edhe me ministrat e MFPT, MPB dhe Ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Gjatë kësaj vizite zhvilluan takime bilaterale të frytshme me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković i shoqëruar nga ministrat e kabinetit kroat qeveritar dhe ambasadoren kroate në Kosovë, Presidentin Zoran Milanović, dhe Kryetarin e Kuvendit, Gordan Jandroković.

Takimet qeveritare në mes Kosovës e Kroacisë, kësaj radhe rezultuan edhe me pesë marrëveshje të reja ndërmjet dy vendeve, të nënshkruara nga ministrat Hekuran Murati dhe Xhelal Sveçla, të cilat do të rrisin bashkëpunimin bilateral me shkëmbim të përvojave institucionale në mes Kosovës e Kroacisë.

Ministrja Hajdari gjatë takimit me homologun kroat Ante Šušnjar, Ministër i Ekonomisë, arritën pajtueshmërinë për shqyrtimin e fushave të reja për marrëveshjen e re ekonomike dhe traktatin dypalësh për investime në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Më pas delegacini i Kosovës vazhduan në homazhe me nderim pranë Monumentit të Atdheut në kujtim të të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kroacisë.

Në të njëjtën ditë, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Kryeministrin Plenković, Ministrja Hajdari hapi Forumin Ekonomik të Dytë në mes Kosovës dhe Kroacisë, me pjesëmarrje të ministrave të dy kabineteve qeveritare dhe 60 bizneseve kosovare e kroate.

Ky Forum i Dytë Ekonomik në Zagreb, u organizua nga MINT/KIESA dhe Dhoma Ekonomike e Kroacisë (HGK), pas Forumit të Parë të mbajtur në Prishtinë në vitin 2022.

U prezantua progresi i vendit tonë me treguesit demokratik, ekonomik, për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe masat qeveritare ligjore dhe financiare, me ndikim në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes të drejtë dhe konkurrues dhe për mbrotjen e investimeve të përgjegjshme dhe të qëndrueshme në Kosovë.

Ndërmarrjet kosovare dhe kroate pjesëmarrëse në këtë Forum Ekonomik të Dytë, ishin nga sektorët industrial të energjisë, transportit, metalike dhe jo metalike, drurit, plastikës, pijeve dhe ushqimit, industrisë kimike dhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Ky Forum Ekonomik i Dytë në mes Kosovës dhe Kroacisë, rezultoi me krijim të lidhjeve dhe rrjetëzimit në mes ndërmarrjeve kosovare dhe kroate, që do të kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe mundësive për investime në prodhimtari.

Vizita zyrtare u përmbyll me mikpritje të ngrohtë nga bashkatdhetarët!

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors