Qëllimi i Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjikë është avancimi i interesave të sigurisë shtetërore dhe të politikës së jashtme të Kosovës, t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare për mosproliferim dhe të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare dhe rajonale për ta rregulluar tregtinë strategjike.
Ligji aplikohet për:
- Çdo person fizik ose juridik në territorin e Kosovës
- Çdo qytetar i Kosovës i cili ndodhet jashtë vendit
- Çdo person juridik me zyrë të regjistruar, seli qendrore ose të përhershme të afarizmit në Kosovë, filiale të huaj dhe zyra përfaqësimi
- Çdo person i huaj jashtë Kosovës, që vepron në emër ose nën kontroll të një personi të Kosovës
Ligji aplikohet për tregtinë e mallrave strategjike, duke përfshirë:
- Artikujt në listat shtetërore të kontrollit të mallrave ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë
- Artikujt që, tërësisht ose pjesërisht, mund të përdoren në zhvillimin, prodhimin, përdorimin, mirëmbajtjen, grumbullimin, zbulimin, identifikimin ose shpërndarjen e armëve kimike, biologjike ose bërthamore ose pajisjeve të tjera atomike ose zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen, ose magazinimin e tyre mjeteve të dërgimit
- Çdo artikull tjetër për shkak të përdorimit të fundit ose përdoruesit të fundit
Aktivitetet tregtare të rregulluara sipas ligjit
Personat duhet ta kërkojnë licencën për eksport, import, transit, trans-ngarkim, dhe ri-eksport jashtë-territorial dhe ri-transferim të artikujve në Listat Shtetërore të Kontrollit.
“Eksport” është:
- Dërgimi ose nxjerrja jashtë territorit të Kosovës
- Ri-eksport i mallrave strategjike
- Transmetim i softuerit apo teknologjisë përmes mediumeve elektronike, përfshirë faksin, telefonin, e-mail ose pajisjeve tjera elektronike, ose personalisht, me destinacion jashtë Kosovës
- Shpalosja ose transferimi i të dhënave teknike, personalisht ose me faks, telefon, email, ose me pajisje tjera elektronike, tek një person i huaj, qoftë në Kosovë apo jashtë vendit
“Import” është hyrja e mallrave strategjike ose transferimi i përkohshëm apo i përhershëm i teknologjisë në territorin e Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ri-importin.
“Tranziti” është hyrja brenda e pastaj dalja e dërgesave të mallrave strategjike nga territori i Kosovës të cilat janë të destinuara jashtë territorit të saj dhe në atë mënyrë që malli strategjik gjatë tërë kohës qëndron në të njëjtin mjet transportues..
“Trans-ngarkimi” është mënyra e transportimit të mallrave strategjike me mjetin transportues i cili hyn në territorin e Kosovës, ku malli strategjik shkarkohet nga ai mjet transportues dhe ngarkohet në mjetin tjetër transportues me destinacion përfundimtar jashtë Kosovës.
“Ri-eksporti dhe ri-transferimi jashtë territorial” është eksporti në një shtet tjetër ose transferimi tek një person tjetër i mallrave strategjike të licencuara të eksportuara më parë nga Kosova.
Shërbimet e ndërlidhura
Personat gjithashtu duhet të kërkojnë licencë për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura në rrethana të caktuara. “Shërbimet e ndërlidhura” janë brokerimi, transportimi, shërbimet financiare dhe ofrimi i asistencës teknike.
Çka është brokerimi?
- Negociatat apo marrëveshjet e transaksioneve për blerje, shitje ose furnizim me mallra strategjike nga Kosova në shtetin e huaj ose nga një shtet i huaj në shtetin tjetër.
- Shitja ose blerja e mallrave strategjike në shtetin e huaj me qëllim të transferimit të tyre në shtetin tjetër të huaj.
Brokerimi që përfshinë artikujt në Listat Shtetërore të Kontrollit kërkon licencë nga Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Çka është ndihma teknike?
- Çdo mbështetje teknike që lidhet me riparimin, zhvillimin, prodhimin, montimin, testimin ose mirëmbajtjen e mallrave strategjike.
- Çdo shërbim tjetër teknik në formën e udhëzimeve tekstuale ose verbale, trajnimit dhe transferimit të njohurive ose aftësive të biznesit ose shërbimeve të tjera këshilluese.
- Transferimi i të dhënave teknike – skicat, planet, diagramet, modelet, formulat, projektet dhe specifikat inxhinierie, manualët dhe udhëzimet (përfshirë softuerët), si dhe çdo media tjetër apo pajisje të tilla sikur, disqet, shiritat dhe memoriet vetëm të lexueshme.
Asistenca teknike që përfshinë artikujt në Listat Shtetërore të Kontrollit kërkon licencë nga Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Shërbimet e transportit dhe ato financiare që përfshijnë artikujt nga Listat Shtetërore të Kontrollit kërkojnë licencë vetëm në raste të caktuara:
- Transport – Akti i bartjes së mallrave strategjike, marrëveshja për bartjen e tyre, organizimi ose lehtësimi i bartjes së tyre, ofrimi i shërbimeve mbështetëse transportuesit dhe çdo akt tjetër me të cilin llogaritet se e ndihmon furnizimin me këto mallra ose dorëzimin e tyre, atëherë kur kjo i kontribuon ASHM-ve apo mjeteve për dërgimin e tyre, ose të mallrave ushtarake kur ato i destinohen vendit ndaj të cilit është vënë embargo ose janë vënë sanksionet ose palës së ndaluar.
- Shërbimet financiare – vënia në dispozicion ose ofrimi i fondeve për të lehtësuar bartjen e mallrave strategjike dhe/ose shërbimeve të ndërlidhura, atëherë kur kjo i kontribuon ASHM-ve apo mjeteve për dërgimin e tyre, ose të mallrave ushtarake kur ato i destinohen shtetit ndaj të cilit është vënë embargo ose janë vënë sanksionet ose palës së ndaluar.
Vini re se eksportet, transporti, trans-ngarkimi dhe ofrimi i shërbimeve të ndërlidhura që kanë të bëjnë me artikujt që nuk paraqiten në Listat Shtetërore të Kontrollit mund të jenë subjekt i licencimit në bazë të përdorimit të fundit ose përdoruesit të fundit. Për më shumë informata, ju lutemi shikoni Udhëzuesi për Kontrollet ‘Catch-All’.
Institucionet kyçe
Ligji e themelon Komisionin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Institucionet anëtare janë:
- Ministria e tregtisë dhe industrisë (kryesues);
- Ministria e Punëve të Jashtme
- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Dogana e Kosovës
Komisioni është përgjegjës për miratimin e Listave Shtetërore të Kontrollit dhe miratimin, anulimin, modifikimin dhe revokimin e licencave për tregtinë e mallrave strategjike.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është organi administrativ i Komisionit. Brenda Ministrisë, Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike (DKTMS) e mbikëqyrë implementimin e sistemit të licencimit, e verifikon pajtueshmërinë me ligjin dhe jep informata industrisë.
Dogana e Kosovës është përgjegjëse për mbikëqyrjen e eksportit aktual, importit, transitit, trans-ngarkimit dhe çdo procedurë tjetër doganore që lidhet me mallrat strategjike dhe për vlerësimin e përputhjes së mallit me licencën e lëshuar.
Detyrimet e personave që i nënshtrohen ligjit
Nga personat që i nënshtrohen ligjit mund të kërkohen të mëposhtmet:
- Regjistrohuni si tregtar strategjik [Vini re: kjo duhet të lidhet me Regjistrimin e tregtarëve strategjik]
- Aplikoni për licencë për tregtimin me artikuj të kontrolluar [Vini re: kjo duhet të lidhet me Licencimin e Tregtisë Strategjike]
- Ruajtja e evidencave për transaksionet e tregtisë strategjike [Vini re: kjo duhet të lidhet me Pajtueshmërinë e Industrisë me Kontrollin e Tregtisë Strategjike]
- T’ia sigurojnë dokumentacionin e kërkuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose ndonjë organi tjetër mbikëqyrës, sipas kërkesës
- T’i respektojnë afatet dhe kushtet e licencës
- Ta njoftojnë Ministrinë për eksportin, importin, tranzitin, trans-ngarkimin, rieksportin ose ri-transferimin jashtë-territorial, ose ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura brenda 7 ditëve nga finalizimi i transaksionit
- T’i kthejnë licencat e shfrytëzuara në Ministri brenda 7 ditëve nga dita e finalizimit të transaksionit
- Ta kthejnë çdo licencë të papërdorur në Ministri brenda 7 ditëve nga dita e skadimit të licencës
Ligji rregullon edhe detyrime tjera. Personat që i nënshtrohen ligjit duhet të jenë të njohur me kërkesat e tij.
Luteni që ta kontaktoni DKTMS nëse keni pyetje ose doni informata shtesë.