Kur nuk kërkohet licenca nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë?

Ministria nuk është e autorizuar që të lëshojë licenca në rastet e mëposhtme:

  • Importi i mallrave strategjike të dedikuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës ose institucionet shtetërore të autorizuara të sigurisë duhet të autorizohet nga Ministria  e Forcës së Sigurisë ose Ministria e Punëve të Brendshme
  • Eksporti i përkohshëm i mallrave strategjike për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës ose institucionet shtetërore të autorizuara të sigurisë duhet të autorizohet nga Ministria e Forcës së Sigurisë ose nga Ministria e Punëve të Brendshme
  • Importi i mallrave strategjike të pranuara si donacione nga Qeveria e Republikës se Kosovës duhet të autorizohet nga Ministria e Forcës së Sigurisë ose Ministria e Punëve të Brendshme, nëse mallrat e tilla janë të përcaktuara të jenë pjesë e kompetencës së tyre ose kompetencës së institucioneve shtetërore të autorizuara të sigurisë
  • Eksportimi i mallrave strategjike bazuar në marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të autorizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës
  • Eksporti, transiti dhe trans-ngarkimi i mallrave strategjike të cilat veprojnë në kuadër të misionit ushtarak, paqeruajtës ose humanitar, duhet të autorizohet nga Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës
  • Eksporti, importi, transiti dhe trans-ngarkimi i mallrave strategjike të cilat do të përdoren për veprimtaritë hulumtuese, në lidhje me veprimtarinë e hetimeve ligjore që kanë për qëllim zbatimin e këtij Ligjit për tregtinë me mallra strategjike, duhet të autorizohet nga zyrat përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  • Importet e armëve të zjarrit, akcesorëve, pjesëve dhe komponentëve në LU1 dhe municioneve në LU3 i nënshtrohen lejes së lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në pajtim me Ligjin për Armët.
  • Eksportet e përkohshme, transiti, trans-ngarkimet e armëve të zjarrit, akcesorëve, pjesëve, komponentëve në LU1 dhe municionit në LU3 nga pronari ose poseduesi për përdorim personal që i nënshtrohen lejes nga MPB në bazë të Ligjit për Armët duhet të miratohen nga MPB.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors