Marrëveshja u nënshkrua nga Sebahate Bushrani, Drejtoresh Ekzekutive e AMK-së dhe Ilir Kukaj, Drejtor Ekzekutiv i AKF-së.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive, duke garantuar që mjetet matëse në përdorim nga AKF t’i nënshtrohen verifikimit dhe kalibrimit në përputhje me standardet ndërkombëtare, legjislacionin në fuqi dhe rekomandimet e prodhuesve.
Marrëveshja është e vlefshme për një periudhë trevjeçare me mundësi vazhdimi dhe paraqet një hap konkret në drejtim të rritjes së sigurisë, saktësisë shkencore dhe besueshmërisë së ekspertimeve forenzike në vend.
AKF dhe AMK riafirmojnë përkushtimin për të bashkëpunuar ngushtë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e institucioneve në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.

