Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet KIESA dhe Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i uron suksese Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK), me mirënjohje për angazhimin dhe sukseset në promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) ka arritur të jetë nikoqire e organizimit të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Ngjitjes në Male (UIAA) 2025, me 25 dhe 26 tetor 2025 në Pejë, duke e bërë vendin tonë mikpritës për herë të parë, të një prej ngjarjeve më prestigjioze të alpinizmit, me pjesëmarrje të delegatëve nga mbi 90 shtete,

Kjo ngjarje po mbledh ngjitës dhe alpinistë nga Kosova dhe vendet fqinje në rajonin e Ballkanit për të eksploruar mjekësinë malore, sigurinë dhe trajnimin nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors