Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 12 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 14 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave dhe mandatit ligjor që ka, do t'i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë, si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors