Java e CEFTA-s do të mbahet nga 1 deri më 3 dhjetor 2023 në Prishtinë, ku ministrja Hajdari si Kryesuese e Komitetit të Përbashkët të CEFTA’s për vitin 2025, së bashku me Drejtoren e Sekretariatit të CEFTA-s, znj. Pranvera Kastrati, kanë mbajtur një diskutim të hapur me studentët nga Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Universiteti i Evropës Juglindore të Tetovës (UEJL), duke reflektuar së bashku mbi rrugën e përparuar të CEFTA’s drejt BE-së.
Sesioni ishte shumë dinamik me pyetje konkrete nga të rinjtë, lidhur me ndikimin e vendimeve të CEFTA’s për lehtësimin e tregtisë bazuar në nevojat e bizneseve, si dhe në forcimin e marrëdhënieve tregtare midis palëve të CEFTA’s.
Në vazhdim, studentët e UP-së dhe UEJL-së ndanë vizionet e tyre për vitet e ardhshme të CEFTA’s, duke diskutuar se si integrimi më i thellë ekonomik mund të përshpejtojë progresin drejt anëtarësimit në BE dhe çfarë ndryshimesh shpresojnë të shohin për gjeneratën e tyre, ndërkohë që CEFTA vazhdon të nxisë progresin ekonomik dhe shoqëror përgjatë rrugës.
Ndërsa sot do të vazhdohet me shqyrtimin dhe miratimin e katër vendimeve të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-së, nën kryesimin e Kosovës.













