Ministrja Kusari-Lila nënshkruan incimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar incimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan).

Ministrja e ka quajtur këtë hap të domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorit.

“Pas miratimit të agjendës legjislative në Qeverinë e Kosovës, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projektligji dhe premtimin e Kryeministrit Kurti për miratimin e tij që në fillim të mandatit të ri, sot nënshkrova incimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan). Ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin dhe për të garantuar stabilitet në treg”, ka thënë ministrja Kusari-Lila.

Sipas saj, ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur përballemi me rritje të papritura të çmimeve, mungesë të produkteve themelore dhe çrregullime në furnizim.

“Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik”, ka theksuar ministrja.

Ministrja tha se do të adresohen edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, por që do të ndërtohet një kornizë më e fortë, më e qëndrueshme dhe ligjërisht solide.

“Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik”, theksoi ministrja Kusari-Lila.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors