Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila priti, në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queiros.
Ministrja Kusari-Lila dhe z. Queiros diskutuan për thellimin e partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë, mbështetjen e produkteve vendore “Made in Kosova” dhe, në fokus të veçantë, mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Ministrja vlerësoi se bashkëpunimi me UNDP-në mbetet i rëndësishëm për avancimin e agjendës sonë për zhvillim ekonomik dhe inovacion në vend, si dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve të vogla dhe të mesme.

