Ministrja Kusari-Lila dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer biseduan për bashkëpunim bilateral

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ministrja Mimoza Kusari-Lila priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilën diskutuam për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të ekonomisë së vendit tonë, bashkëpunimin bilateral me Republikën e Austrisë, si dhe trajtuam projektet e deritashme të mbështetura nga shteti austriak për Kosovën.

“Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Kosovës në shkëmbimet tona tregtare, prandaj edhe fushat e bashkëpunimit në sektorin privat janë të shumta”, theksoi ministrja Kusari-Lila.

Ajo shtoi se tranzicioni i gjelbër dhe lëvizja drejt ekonomisë së qëndrueshme, mbi parime mjedisore, mbeten fokus dhe objektiv kyç i MINTI-t; andaj vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Austrisë e shohim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors